Një ngjarje tragjike trodinti Oregonon nëntorin e kaluar, ku një 30-vjeçar u akuzua për vrasjen e nënës së tij, teksa po përpiqej ta grabiste. Por ajo që e bën ngjarjen dhe më tronditëse është fakti se policia ka nisur një hetim për vdekjen e motrës së tij dhe burrit të saj.
Sipas informacioneve, Robin Hethorn, 30 vjeç, u dërgua në paraburgim të premten për vrasjen e nënës së tij, Theresa Hethorn, 62 vjeç, një mësuese dhe gjyshe e e gjashtë fëmijëve.
30-vjeçari akuzohet edhe për vjedhjen e makinës së nënës së tij. E ndjera Theresa Hethorn ishte një anëtare aktive e komunitetit lokal, duke punuar në distriktin shkollor të Dallasit si mësuese.
Vajza e saj, 37 vjeç, mori përsipër menaxhimin e pasurisë së nënës së saj pas vdekjes së saj. Megjithatë, ajo dhe burri i saj, Juan Roque-Delaguarda, 37 vjeç, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Salem, Ore, më 30 mars të këtij viti.
Rasti i vrasjes së dyfishtë mbetet i hapur dhe policia nuk ka konfirmuar asnjë lidhje me vrasjen e Theresa Hethorn.
Në të njëjtën kohë, Daniel Hethorn, një tjetër nga djemtë e Therezës, tha se vdekjet kanë shkatërruar familjen e tij, të cilët po kërkojnë që Robin Hethorn të qëndrojë në burg deri në fund të gjyqit.
Të premten, gjyqtari që dëgjoi rastin e paditi Hethorn me akuzat për vrasje të shkallës së dytë dhe vjedhje të shkallës së parë.
/abcnews.al