Thyerje e masës së sigurisë dhe shufër metalike në automjet, 2 të arrestuar dhe 6 të proceduar në Fier

schedule09:41 - 17 Prill, 2023

schedule 09:41 - 17 Prill, 2023

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka proceduar në gjëndje të lirë gjashtë të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuar janë, shtetasi OL, 19 vjeç pasi theu masën e siguris “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, ndërsa i riu u kap sërish me doza narkotike me vete.

U arrestua po ashtu shtetasi A.M, 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjet, iu gjetën një shufër metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Të proceduar në gjëndje të lirë janë shtetasit:, E.A, 27 vjeç, J.H 31 vjeç, SH.H, 29 vjeç, M.S 45 vjeç dhe dy shtetas të mitur 14 dhe 17 vjeç, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lire 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

✅️Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, arrestohet 19-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese si edhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Fier pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetë 1 shufër metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-J. H., 31 vjeç dhe Dh. H., 29 vjeç, banues në Levan, pasi nuk i janë bindur urdhërit të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kryerjes së detyrës, për t’i shoqëruar në komisariat për verifikim;

-M. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka çmontuar me vetëgjyqësi skelën e armaturës së soletës të ish-banesës së vet.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 14 vjeç dhe 17 vjeç pasi duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi, janë përplasur në fshatin Suk, Roskovec dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al