Spiralja në rënie e Chelsea vazhdon. Brighton ishte skuadra e fundit që festoi kundër tyre në “Stamford Bridge”.
Drjetuesit e londinezëve po planifikojnë se si ta bëjnë skuadrën sërish një ekip fitues. Ruben Amorim thuhet se është trajneri që duan t’i besojnë rolin e trajnerit sezonin e ardhshëm, ndërsa Gavi është objektivi i tyre i madh.
Megjithatë, sipas “Fichajes”, Chelsea planifikon të mbajë Joao Felix në listën e tyre. Portugezi i ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit, por ata nuk janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro që kërkon Atletico Madrid.
Kështu, në këtë ekuacion hyn edhe Romelu Lukaku, i cili nuk do të qëndrojë tek Interi pas huazimit dhe duket se i përshtatet planeve të Simeones./ h.ll/abcnews.al