“Demat e kuq” gati për betejë, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Laçi-Partizani

schedule14:08 - 16 Prill, 2023

schedule 14:08 - 16 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë, “demat” e kuq do të zbresin në fushën e stadiumit të Laçit, për t’u përballur me kurbinasit vendas në sfidën e vlefshme për javën e 29-të, me “demat” e kryeqytetit që do të kërkojnë fitoren me çdo kusht për të qëndruar ende në garën e titullit kampion.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i “kurbinasve”, Stavri Nica, ka përzgejdhur 11 të preferuarit e tij ku në portë është Selmani e më pas vijnë Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Spahiu, Mazrekaj, Guindo, Shkurtaj.

Në krahun tjetër, tekniku Giovanni Colella i mban shpresat për fitore te Mba, Da Silva e Cara. Në portë është Rexhepi ndërsa pjesa tjetër e formacionit plotësohet nga Hadroj, Sota, Atanaskoski, Telushi, Rrapaj e Matondo. /i.m /abcnews.al