Tenderi i ujësjellësit/ Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

schedule15:57 - 14 Prill, 2023

schedule 15:57 - 14 Prill, 2023

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Lefter Alla kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e “Arrestit në burg”.

Ai nuk u paraqit në seancë, por përfaqesohej nga avokati i tij. Ish-kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Alla akuzohet për shperdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!