Kryeministri, Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në Bashkinë e Lezhës, në kuadër të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit.
Rama është shprehur se kjo bashki në 4 vite nën drejtimin e Pjerin Ndreut ka pësuar një ndryshim të madh.
Sipas tij do të ishte fatkeqësi e madhe për qytetin nëse do të vendoste të kthehej mbrapa. Vota e tyre do të shkonte për izolimin e qytetit, ashtu siç është izoluar i pari i tyre ka thënë Rama.
Pjesë nga fjala Ramës:
Vijojmë një pjesë të këtij rrugëtimi drejt “14 Majit”, që nuk është e zakonshme. Pasi kemi vendosur që një pjesë të fondeve për fushatën ta përdorim për mbjellje pemësh në 61 bashki.
Më vjen mirë që sot këtu vijmë në një qytet, që pas 4 vitesh nën drejtimin e Pjerin Ndreut, është krejt ndryshe. Nuk po them që çdo gjë këtu është mirë, se atëherë do të flisnim për diçka magji.
Këtu të gjithë e kanë marrë të qartë mesazhin e ndryshimit në jetën e tyre të përditshme. Kush ka sy për të parë e sheh dallimin e madh mes Lezhës dje dhe Lezhës sot.
Këtu do të ishte një fatkeqësi e madhe për qytetin që të kthehej mbrapa në duart e atyre që është shumë kuptimplotë, por edhe shumë e hidhur në 30 vjet, nuk kanë arritur të krijojnë një shembull të vetëm një bashkie apo komune që në drejtimin e tyre nuk kanë shkuar mbrapa, por para.
Në mund të tregojmë shumë qytete dhe fshatra që kemi transformuar. Mund të tregojmë Tropojën. Në 4 vite Tropoja ka ndryshuar aq sa nuk kishte ndryshuar në 25 vite. Ne mund të tregojmë, Malësinë e Madhe, Kukësi e bashki e bashki të tjera.
Këto zgjedhje, janë zgjedhje për qytetin. Nuk janë zgjedhje kombëtare dhe as zgjedhje për ti parë politikisht gjërat. Pa llogaritur faktin që duke i parë politikisht është e pakonceptueshme që me dorën e tyre njerëzit që mund të mos jenë dakord me ne, të shkojnë dhe ta cojnë votën për izolim, siç është izoluar i pari i tyre.
Bashkë me atë tjetrin, dy hije të së shkuarës, që janë turp i Shqipërisë dhe duan të kapin ça të kapin për hallin e tyre.
Janë disa bashki ku njerëzit duhet të ftillohen. r.t/abcnews.al