Goditi me grusht Sane-n, për Sadio Mane mund të ketë dënim fatal

schedule14:54 - 13 Prill, 2023

schedule 14:54 - 13 Prill, 2023

Problemet po grumbullohen në drejtimin e Bayern Munich pas disa javësh të pakëndshme si në sport ashtu edhe në atë personal. Pas shkarkimit të julian Nagelsmann, eliminimit në Kupën e Gjermanisë dhe qëndrimit me një këmbë e gjysmë jashtë Champions League, bordi i drejtorëve tani po shqyrton se çfarë sanksioni do të vendosë ndaj Sadio Mane pasi sulmoi shokun e tij të skuadrës Leroy Sane fizikishit në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes kundër Manchester City.

Thuhet se senegalezi, i zemëruar në mënyrën se si gjermani iu drejtua në një moment gjatë minutës së 83-të të ndeshjes, e goditi me grusht shokun e tij të skuadrës duke e gjakosur në buzë. Drejtori i përgjithshëm Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic tashmë u takuan të mërkurën pasditë për të diskutuar pasojat e mundshme dhe mbajtën tjetër takim ditën e sotme të cilët thuhet se ishin të pranishëm të dy lojtarët dhe Mane ka kërkuar falje. Në seancën stërvitore të radhës është parë Mane bashkë me Touchel duke biseduar të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Duke pasur parasysh se klubi nuk mund  dhe nuk mendon të lërë pa ndëshkuar atë që ndodhi, gjithçka tregon se Mane jo vetëm që do të marrë një ndëshkim të rëndësishëm ekonomik, por edhe mund të pezullohet për një kohë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!