TIRANË – Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Tirana Live në ABC News, analisti Mentor Nazarko komentoi takimin e Presidentit Bajram Begaj me drejtues institucionesh dhe trupin diplomatik në vend, një ditë para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
“Ky është një aktivitet me karakter koordinues dhe mobilizues, sa kohë që Presidenti nuk ka kompetenca që e lidhin drejtpërdrejtë me funksionimin e zgjedhjeve. E lidhin me shpalljen e tyre po nuk i japin kompetencën në ndërhyrjen e procesit.
Thënë këtë ai ka kompetenca të tjera, që e lidhin me institucionet e përfshira, si KQZ, apo policia. Ishte një aktivitet që vjen pas takimit që Presidenti ka patur me Escobar, dhe për këtë arsye Presidenti ka dashur të nënvizojë që është e patolerueshme që zgjedhjet e radhës të konsiderohen më të mira se sa paraardhës por të mos përmbushin ato standarde të një vendi që sot është anëtar i KS, ka celuar negociatat me BE.
Ndërkohë ishte një takim I vijës së parë të presidentit në një shkallë kaq të madhe, përfshirëse. Ishte një zgjidhe e mirë që të përfshihej në këtë formë, mesazhi ishte i paanshëm, dinjitoz në raport me detyrën që mban. Institicionet morën sot një mesazh sensibilizues nga Presidenti, I cili unë mendoj se ka lidhje më atë që është tërheqja e veshit nga bashkësia ndërkombëtare, për cilësinë e tyre.” u shpreh Nazarko./abcnews.al