Pavarësisht humbjes kundër Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Luciano Spalletti është i kënaqur me atë që ka bërë skuadra e tij.
“Nuk kam asgjë për të shtjelluar, komentimi i ndeshjeve më pas është humbje kohe sepse nuk merr asgjë. Ne kishimi një qëndrim të shkëlqyer për atë që pamë në fushë, u përpoqëm ta luanim ndeshjen edhe me 10 lojtarë. Urime Maignan për atë që bëri, ata janë një ekip i mrekullueshëm. Loja është ajo që duhej të bënim dhe ajo që prisja të bënim. Bravo për djemtë. Çdo mungesë është e rëndë në këtë pikë, por kemi edhe lojtarë që mund të bëjnë mirë si zëvendësues. Kam gjetur përsëri Napolin më të mirë.
Kartoni i kuq i Anguissa? Ishte planifikuar ta zëvendësoja, po shikoja se kush ishte lojtari që do të do të plotësonte treshen e zëvendësimeve. Keqardhja është se ai humbi dy minuta për të thënë se kush ishte i fundit që do të zëvendësohej. Arbitri mendoj se u nxitua me kartonin, Krunic bëri 4-5 faulle dhe nuk u ndëshkua me të kuq.
A i mungon diçka Napolit ndonjëherë? Ne jemi një ekip që duhet të stërvitemi në karakter, por kemi cilësi shumë të mira. Ndonjëherë jemi të ndryshëm ndaj situatave të caktuara që i krijojmë vetë”, u shpreh Spalletti./ h.ll/abcnews.al