Sekuestro pasurish të paluajtshme dhe llogarish bankare, SPAK tregon bilancin e punës për muajin mars 2023

schedule09:33 - 13 Prill, 2023

schedule 09:33 - 13 Prill, 2023

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar bilancin e punës për muajin mars të vitit 2023.

Gjatë këtij muaji, SPAK, në kuadër të ligjit anti-mafia, ka sekuestruar 8 pasuri të paluajtshme dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro.

SPAK ka regjistruar 18 procedime penale, nga të cilët: 7 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK)

Janë paraqitur 19 kallëzime penale, nga të cilat, për 7 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 18 procedime penale, nga të cilët: 7 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 20 personave nën hetim.

Në kuadër të ligjit anti-mafia është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestrimi sipas të cilit janë sekuestruar:

– 8 pasuri të paluajtshme.

– 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro.

Në kuadër të K. Penal dhe K. Pr. Penale, është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestroje preventive me 2 pasuri të paluajtshme.

Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar gjithsej 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto, të gjitha vendimet kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit , ku 3 vendime nga Gjykata e Posaçme e Apelit janë ndryshuar me shënimet përkatëse dhe 2 janë lënë në fuqi.

Janë nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar.

Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1(një) person ka vendosur pafajësinë.

Për 20 të dënuar, veç masave të dhëna me dënimet kryesore, është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit 35 të K. Penal heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Për 3 vendime penale të formës së prerë janë nxjerrë urdhëra ekzekutimi për disponimin e provave materiale ku është bërë konfiskimi apo kthimi i tyre sipas vendimmarrjes se gjykatës.

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për përfundimin e dënimit alternativ dhe u është dërguar Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës ku kanë vendbanimin e tyre, për 2 shtetas.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 16 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 1 (një) shtetasi shqiptar.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 8 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

U është kthyer përgjigje e plotë 17 (shtatëmbëdhjetë) kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediet dhe shtetas shqiptarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!