Gjermania rishikon ligjet e liberalizimit të kanabisit pas bisedimeve me BE

schedule22:30 - 12 Prill, 2023

schedule 22:30 - 12 Prill, 2023

Qeveria e Gjermanisë prezantoi plane të mërkurën për të liberalizuar rregullat e vendit për kanabisin, duke përfshirë dekriminalizimin e posedimit të sasive të kufizuara dhe lejimin e anëtarëve të “klubeve të kanabisit” jofitimprurës për të blerë marijuanë për qëllime rekreative.

Zyrtarët gjermanë parashikojnë gjithashtu ngritjen e projekteve rajonale të testimit për të shitur kanabis përmes “zinxhirëve të furnizimit tregtar”, tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach. Por propozimi ndryshon nga ai që paraqiti në tetor, i cili parashikonte lejimin e shitjes së kanabisit për të rriturit në të gjithë vendin në pikat e licencuara.

Qeveria gjermane e rishikoi planin pas bisedimeve me komisionin ekzekutiv të Bashkimit Evropian. Ministri i Bujqësisë Cem Özdemir tha se “ligji i BE-së na vendos kufij që duhet t’i respektojmë, por gjithashtu po i shtyjmë”.

Lauterbach kishte paralajmëruar gjatë gjithë kohës se qeveria do të vazhdonte me planin e saj origjinal vetëm nëse merr dritën jeshile nga BE.

Gjermania ka lejuar disa pacientë të marrin kanabis si ilaç me recetë që nga viti 2017.

Legjislacioni i ri i propozuar parashikon legalizimin e posedimit të deri në 25 gram kanabis për qëllime rekreative dhe lejimin e individëve të rritin deri në tre bimë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!