Goditet klani “Farruku” në Spanjë, arrestohen rreth 20 anëtarë të grupit për trafik kokaine

schedule14:04 - 12 Prill, 2023

schedule 14:04 - 12 Prill, 2023

Një operacion masiv kundër trafikut të lëndeve narkotike është zhvilluar në disa province spanjolle përfshirë Malagën. Hetimi nisi menjëherë pas hyrjes së dy tonëve kokainë në portin e Algeciras .

Mediat vendase shkruajnë se operacioni, i cili ka pasur bashkëpunimin e 250 agjentëve të institutit të armatosur, ka për qëllim çmontimin e klanit shqiptar Farruku , kreu i të cilit Kreshnik Farruku është objektivi kryesor i hetimit.

Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme që lidhen me trafikun e drogës.

Drejtuesi i klanit,  Kreshniku është arrestuar në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar tashmë për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis. Moreno dhe për vdekjen me armë zjarri të një burri në El Molar (Madrid) në 2008.

Ndërkohë në operacionin e kësaj të mërkure pritet që të arrestohen rreth njëzet persona të lidhur me klanin Farruku në provinca të ndryshme spanjolle.

Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë. /abcnews.al