Ish-“ylli” i mbrojtjes së Real Madrid, Marcelo, debutoi mbrëmjen e djeshme për herë të parë në Kampionatin e futbollit të Rio de Janeiro, Carioca pas rikthimit të tij te Fluminense, ku madje arriti të shënonte dhe një supergol, duke nisur “përmbysjen” e madhe të shokëve të tij të skuadrës.
Anësori i krahut të majtë të mbrojtjes luajti në derbin ndaj rivalëve historik të Flamengo pas plot 16 vitesh, ku u bë dhe një ndër protagonistët kryesorë të “finales” së triumfuar nga Fluminense.
Goli i parë erdhi pikërisht nga Marcelo, i cili pasi driblon mrekullisht 3 lojtarë të Flamengo-s lëshon një goditje potente drejt portës me këmbën e majtë duke mos i dhënë asnjë shans portierit e duke e çuar rezultatin në 1 me 0. Mirëpo, goli i mbrojtësi do të pasohej dhe nga 4 gola të tjerë me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 4 me 1.
Me këtë rezultat, djemtë e Fluminense “përmbysën” gjithçka, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me rezultatin 2 me 0 në favor të skuadrës së Flamengo. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: