ABC News siguron videon nga momenti I shpërthimit në makinën e kreut të Foltores në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Sic shihet në video, Ndreca ka ndezur makinën, ndërsa një grua shkon për t’i hapur derën në oborrin e banesës.
Shpërthimi ndodh menjëherë sapo Ndreca lëviz mjetin për të dalë nga oborri i shtëpisë së tij.


