Refuzuan pasaportën ruse, mjekët në zonat e pushtuara të Ukrainës pushohen nga puna

schedule10:09 - 11 Prill, 2023

schedule 10:09 - 11 Prill, 2023

Mjekët në qytetin Snizhne të pushtuar nga Rusia janë pushuar nga puna pasi refuzuan të pranonin shtetësinë ruse. Qyteti, në rajonin e Donetskut, është rreth 11 milje nga kufiri ruso-ukrainas dhe ka qenë nën pushtimin rus që nga viti 2014.

Moska ka ushtruar presion ndaj ukrainasve në rajonet e pushtuara për të marrë pasaportat ruse për muaj të tërë, me dokumente që janë shpërndarë në disa vende që nga viti 2019.

Mendohet se janë shpërndarë rreth një milion pasaporta ruse.

“Ata që aplikuan për leje u janë nënshtruar kontrolleve të shumta nga pushtuesit për përfshirje në forcat mbrojtëse të Ukrainës”, tha ushtria.

“Në disa raste, pushtuesit kontrollojnë edhe shtëpitë e njerëzve”.

/abcnews.al