Kufiri i shpejtësisë prej 30 km/h reduktoi aksidentet e trafikut me 38%

schedule15:16 - 10 Prill, 2023

schedule 15:16 - 10 Prill, 2023

Një kufi shpejtësi prej 30 km/h në qytet dhe infrastrukturë të përmirësuar kanë rezultuar në rritjen e niveleve të sigurisë rrugore, sipas të dhënave të përpiluara nga Zvicra.

Sipas një analize të të dhënave nga Këshilli Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU) u konstatua një ulje e numrit të aksidenteve midis 11% dhe 66% në zonat ku zbatohet një kufi shpejtësie.

BFU krijoi platformën dixhitale EVAMIR (vlerësimi i masave të infrastrukturës rrugore) në vitin 2014 dhe bazuar në këto të dhëna, analizon dhe rishikon të gjitha ndryshimet e ardhshme.

BFU zbuloi se ulja e kufirit të shpejtësisë në 30 km/h çoi në një reduktim të numrit të aksidenteve të rënda bazuar në të dhënat nga pothuajse 600 zona aktualisht në fuqi në Zvicër.

Studimi arriti në përfundimin se diçka e tillë uli numrin e aksidenteve të rënda me 38% mesatarisht. Vendime të ngjashme priten në javët e ardhshme në Belgjikë, e cila gjithashtu pritet të vendosë një kufi të shpejtësisë.

Diçka e ngjashme pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt në Uells, i cili ka caktuar datën 17 shtator si datën e zbatimit të një kufiri të ri 30 km/h në zonat e banuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!