Meta në Kongresin e dytë të Noterisë: Dixhitalizimi ndihmon në luftën kundër krimit

schedule11:50 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 11:50 - 16 Dhjetor, 2017

Presidenti Meta mori pjesë në Kongresin e dytë të Noterisë, që kishte si temë kryesore procesin e dixhitalizmit . Pavarësisht kostove, dixhitalizimi I noterisë ndihmon në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, theksoi kreu i Shtetit, duke mbështetur kështu këtë projekt.

Dixhitalizimi, ishte tema e Kongresit të dytë të Noterisë, ku Presidenti Meta tregoi përse, sipas tij, ia vlen përballimi i kostove financiare që sjell ky proces. Si shembull, kreu i Shtetit mori luftën ndaj krimit të organizuar.

Presidenti theksoi nevojën për monitorimin e shërbimit noterial në funksion të besimit të publikut dhe këtu – shtoi ai – dixhitalizimi mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Sipas Presidentit, thelbësor mbetet krijimi I një procesi transparent të procedimit disiplinor të noterëve, në bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve.