Një 43-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën këtë të enjte pasi e zuri korrenti. Sipas informacionit paraprak të policisë, incidenti që i mori jetën E.K ndodhi në momentin që viktima po tentonte të riparonte pompën e ujit. Por fati i keq ka qenë me 43-vjeçarin pasi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ndërroi jetë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:38, në rrugën “Brigada VIII” në zonën e ish-Bllokut. Autoritetet kanë ngritur një grup hetimor, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të saj./abcnews.al