Atletico Madrid do të ndeshet në transfertë ndaj Rayo Vallecano në mbrëmje në orën 21:00.
Pavarësisht ndeshjes së vështirë në transfertë, tekniku argjentinas është i qetë dhe shfaq një besim maksimal te skuadra tij. Atletico Madrid ndodhet në një periudhë pozitive, pasi në 11 ndeshjet e fundit në La Liga, ata kanë regjistruar 8 fitore dhe 3 barazime.
Para kësaj sfide, ai ka prekur situatën e gjyqtarëve në ligën ku ai punon.
“Në Angli ekziston një mënyrë arbitrimi më dinamike, atje lejohen më shumë kontaktet fizike. Në Spanjë, i bien bilbilit për çdo kontakt, që i shohim më pas që nuk mund të cilësohen si faulle, është e shpifur”, deklaroi Simeone./h.ll/abcnews.al