Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump njoftoi armëpushim energjetik/ Zelensky akuzon Rusinë për sulm: Goditën një termocentral në Kiev

schedule08:04 - 12 Tetor, 2026

schedule 08:04 - 12 Tetor, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulmin ndaj një termocentrali në Kiev pasi homologu i tij amerikan, Donald Trump njoftoi një “armëpushim energjetik”.

Zelensky ka deklaruar përmes një postimi në X se e ka informuar Trumpi mbi “sulmet brutale ruse që vazhdojnë pa u ndalur”.

“Rusët goditën një termocentral në Kiev me një dron ‘Shahed’ dhe shumë rrethe përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike. Më vonë, pati sulme ndaj objekteve energjetike në rajonin e Kharkiv. Dhe e gjithë kjo ndodhi PAS deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim energjetik”, është shprehur ai.



Rusia deri më tani nuk ka komentuar mbi zhvillimet e fundit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!