Shqipëria
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alterime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat lindore të territorit, duke krijuar dhe mundësi për reshje afatshkurtre. Por orët vijuese do të shtojnë vranësirat gradualisht në të gjithë vendin tonë, ku parashikohet të gjenerojnë reshje shiu në sasira të pakta dhe në zona të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore të Shqipëris do të ketë reshje të pakta dëbore.
Kosova
Kosova përgjatë ditës së diel parashikohet të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë 24 orëshin, Por priten dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Vranësirat do të pësojnë herë pas here zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëbore në vend. Pritet që më të dukshme vranësirat dhe reshjet të jenë gjatë pjesës së dytë të ditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin përgjatë gjithë ditës. Parshikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakat shiu dhe dëbore në MV. Reshjet pritet të jenë prezente në të gjithë territorin dhe më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
Rajoni dhe Europa
Vendet Nordike do të përfshihen nga një front i paqëndrushëm atmosferike duke bërë që të ketë vranësira të shumta dhe reshje dëbore. Gjithashtu nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrushme do të jetë pjesërisht Europa Qëndrore dhe rajoni i Ballkanit ku vranësirat e shpeshta herë pas here do të gjenerojnë kryesisht reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit, Britania e Madhe dhe Europa Lindore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në gadishullin Iberik.