Një ish-refugjate nisi një fushatë në Twitter për të gjetur një të huaj “bujar”, i cili i bleu asaj një biçikletë kur ajo ishte pesë vjeç. Mevan Babakar, tashmë 29 vjeç, kishte jetuar në një kamp refugjatësh pranë Zwolle në Hollandë gjatë viteve 1990. Ajo postoi një foto të çuditshme të njeriut që takoi rastësisht në kamp, emrin e të cilit nuk e dinte.
Por ajo kujtonte se ky njeri për ditëlindje i kishte dhuruar asaj një biçikletë. Fotografia u shpërnda nga më shumë se 3,000 përdorues ku më në fund njeriu bamirës u gjet.
Gjatë takimit të tyre ajo postoi në Twitter: “Ky është Egbert. Ai po i ndihmon refugjatët që nga vitet ’90. Ai ishte aq i lumtur që më pa. Ai ishte krenar që unë jam një grua e fortë dhe e guximshme. Ai tha se kjo ishte dëshira e tij për mua që kur isha e vogël. Ai tani rrit lule orkide. Ai ka një familje të bukur.”
Babakar dhe prindërit e saj, të cilët janë kurdë, u larguan nga Iraku gjatë Luftës së Parë të Gjirit, duke udhëtuar nëpër Turqi, Azerbajxhan dhe Rusi para se të kalonin një vit në kampin Zwolle nga viti 1994 deri në vitin 1995. Familja e saj u vendos përfundimisht në Londër, ku Babakar punon si menaxhere teknologjie./abcnews.al