Dodik: Milatoviç ofendoi serbët dhe Republikën Srpska

schedule20:32 - 7 Prill, 2023

schedule 20:32 - 7 Prill, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, deklaroi se presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka fyer serbët dhe Republikën Srpska duke deklaruar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

“Referimi i vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare, duke mos përmendur vuajtjet e mëdha të serbëve në Srebrenicë dhe rreth saj dhe rezistencën e serbëve për të pranuar një krim që nuk e kanë kryer, tregon se Milatoviçi zgjodhi t’i bëjë lajka Sarajevës, pa hezituar të ofendojë serbët dhe Republika Srpska,” tha Dodik, shkruan N1.

“Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, gjykon Srebrenicën në të njëjtën mënyrë si paraardhësi i tij. Është turp, mendova se politika antiserbe në Mal të Zi u mposht”, shtoi ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!