Rubla ruse ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit dhe euros që nga prilli i vitit të kaluar. Perëndimi vendosi një kufi të çmimit për naftën ruse, në fund të vitit të kaluar, dhe që atëherë ka vazhduar të shënojë rënie.
Deri në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm, rubla shënoi një ulje me 1.1% kundrejt dollarit amerikan në 82.28 dhe me 1% në 90.06 kundrejt euros.
Tregtarët thanë se rubla ishte nën presionin e një sërë problemesh duke përfshirë shitjen e aseteve perëndimore tek investitorët vendas, gjë që nxiti kërkesën për dollarë dhe një rënie në të ardhurat nga eksporti për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës në mars.
/abcnews.al