Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama doli për një komunikim për mediat, kur bëri me dije vendimin për rritjen e pagës mesatare në 900 euro.
I pyetur nga gazetarja e ABC News, Erblina Mile për efektin që do të ketë kjo rritje e pagave në buxhetin e shtetit, kryeministri u përgjigj duke thënë se do të ketë efekt të konsiderueshëm, por plotësisht të përballueshëm.
“Sa efekte do të ketë në buxhet rritja e pagës mesatare?
Do të ketë një efekt në buxhet të konsiderueshëm por plotësisht të përballueshëm. Sipas kategorive janë shuma të konsiderueshëm që ne vendosim në dispozicion. Për çdo detaj tjetër është këtu ministria e financave,” u përgjigj Rama.r.t/abcnews.al