Titujt mbretërorë të Princit William dhe Princeshës Kate nuk i pengojnë ata të shprehin dashurinë dhe butësinë e tyre si prindër ndaj tre fëmijëve të tyre, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.
Mënyra se si i rrisin fëmijët e tyre dhe gjestet e tyre të buta ndaj fëmijëve në daljet e tyre publike janë komentuar jo pak herë pozitivisht nga fansat mbretërorë.
Në një moment të tillë, kamera kapi Princin William në përpjekje për të ngushëlluar vajzën e tij të vetme, Princeshën Charlotte.
Videoja u bë virale në Instagram ditët e fundit, në një llogari të fansave mbretërorë në gjysmëmaratonën e Sandringhamit 2021.
Princi William, i shoqëruar nga Princi George dhe Princesha Charlotte, i uruan fat të mirë vrapuesve. Kur erdhi radha e Princeshës Charlotte, e cila në atë kohë ishte 6 vjeç, për t’u uruar pjesëmarrësve nga mikrofoni, ajo u shfaq e zënë ngushtë. Më pas, Princi William shpejtoi ta bënte atë të ndihej më rehat duke e mbajtur pas dhe duke i përkëdhelur flokët./abcnews.al