Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sherr me thikë në Durrës, plagosen dy të rinj

schedule11:10 - 6 Prill, 2023

schedule 11:10 - 6 Prill, 2023

DURRËS- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thikë në qytetin e Durrësit. Gazetari I ABC News, Leonidha Musai raporton se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të bashkisë së qytetit.

Aktualisht nuk dihen saktësisht shkaqet e këtij konflikti. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!