Jiny Garuli është kërcimtarja shqiptare që po bën namin nëpër botë. Ajo ka dhënë shoë në mbi 25 shtete të ndryshme, duke e bërë të gjithë publikun për vete.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jiny ka zbuluar se si nisi të mësonte fillimisht ‘belly dance’, i cili tani është një nga pasionet e saj më të mëdha.
Ajo ka theksuar se ndër të tjera i duhet të kujdeset shumë dhe për linjat e saj të rregullta, veçanërisht duhet të ketë kujdes me mënyrën e ushqyerjes.
“Unë pasionin e kam nisur që kur kam ardhur në Gjermani, kur isha 7 vjeçe. Komshinjtë i kemi pasur arab dhe dëgjoja gjithmonë muzikë arabe dhe shikoja kërcime nga Arabia. Në fillim mësova ato, më vonë fillova me kërcime latine, lambada, salsa me këto lloj kërcimesh. Mirëpo, bellydancing e kam pasur gjithmonë pasion. Nuk kemi pasur shumë kërcimtare atëherë, por ishte një komunitet i vogël me kërcimtarët e bellydancing. Kështu që fillova të merrja mësime nga një coach.
Unë ha shumë, po duhet të kem pak kujdes. Kur kam qene më e re dhe se kisha pak problem se bellydancer-at preferohen të jenë pak të mbushura, por kur hynë pastaj të 30-tat, të 35-tat do që të jesh më mirë në linjë. Kur je më e re do që të jesh pak më e mbushur, por kur koha kalon do që të jesh edhe pak më e hollë”, zbuloi Jiny./abcnews.al