Stërvitjet e përbashkëta ushtarake të forcave të armatosura të SHBA-së dhe Koresë së Jugut po çojnë rajonin në “prag të luftës bërthamore “.
“Stërvitjet e rrezikshme ushtarake të SHBA-së dhe pasuesve të saj kundër Koresë së Veriut po e çojnë situatën në gadishullin Korean në prag të luftës bërthamore”, sipas analistit, Chou Joo-hyun,
Tensionet vazhdojnë të rriten në rajon, me Korenë e Veriut duke rritur testet e saj të raketave balistike të afta për të mbajtur një kokë bërthamore ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake.
Koreja e Veriut ka shprehur indinjatën për shkak të stërvitjeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
/abcnews.al