ELBASAN- Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se të miturit janë përplasur teksa po lëviznin me biçikletë. Grupi hetimor ka nisur punë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Burime spitalore thonë se dy të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikuar për jetën.
“-S. B., 62 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy 13-vjeçarë, të cilit po lëviznin me biçikletë. Të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thekson policia./ n.m. abcnews.al