Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, aktorja e njohur Florinda Mazreku, e cila ka qendruar gjithmonë pas kukullave, ka deklaruar se sot kanë ardhur kohë të vështira për fëmijët.
Ajo ka bërë edhe disa kritika për prindërit, të cilët i lënë fëmijëve celularin gjatë gjithë kohës, madje edhe kur ushqehen. Mazreku ka zbuluar se debaton herë pas here me të bijën lidhur me këtë çështje, pasi e shqetëson shumë.
“Sot ka ardhur kohë e vështirë, sepse unë e vë re dhe te nipat e mi, te ky i vogli, se te ata të rriturit po e po. Ata gjatë gjithë kohës merren me celularë dhe nuk e di se çfarë shohin. Unë jam herë pas here shumë e shqetësuar. Madje, me vajzën Xhenin kam shumë debate dhe i them: ‘O Xheni çfarë shohin këta?’, sepse vetëm ulërima. Kurse Teatri i Kukullave ishte vertetë argëtim dhe ishte që të merrni kalamanjtë një mesazh të mrekullueshëm.
Kam kritika për prindërit se rrinë shumë rehat për vete, ulen aty nëpër lokale, apo në plazh kudo që janë dhe i japin celularin. Ose kur hanë ushqimin që unë nuk e konceptoj dot të ushqehesh me celularë përpara, se e hanë pa vetdijë ushqimin”, u shpreh aktorja./abcnews.al