“Rama ka qendruar disa muaj në Gjermani pranë Gjelosh Gjokajt”, zbulohet lidhja e kryeministrit me artistin e njohur

schedule12:30 - 4 Prill, 2023

schedule 12:30 - 4 Prill, 2023

Një ekspozitë me veprat e piktorit Gjelosh Gjokaj është çelur në qendrën COD në Kryeministri. Artisti shqiptar nga Mali i Zi është cilësuar si Picaso i Ballkanit dhe me rastin e 90-vjetorit të tij të lindjes është bërë pikërisht kjo zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, kuratori i ekspozitës, Shkëlzen Maliqi ka ndarë shumë detaje. Ai madje ka zbuluar edhe arsyen pse pikërisht kjo ekspozitë është zhvilluar në këtë institucion.

Sipas Maliqit, Gjokaj ka qenë mik me kryeministrin Edi Rama dhe ky i fundit ka zgjedhur të qendrojë disa muaj te ai në Gjermani, si dy artista.

Është koleksion që përmbledh të gjitha periudhat e krijimtarisë së Gjelosh Gjokajt. Titulli hde logoja dhe krejt janë nga këto monografitë. Ne ja kemi kushtuar ekspozitën përvjetorit të lindjes së tij, që i bie këtë vit në korrik dhe kam menduar që është rasti i mirë. Unë pata propozuar vjet në nëntor, është mbajt promovimi i librit, monografisë që është botuar nga komuna e Tuzit në shqip dhe anglisht. Unë kam kontribuar në dy versionet e krejt kësaj monografie me tekste të ndryshme dhe kam menduar që është mirë të promovohet këtu dhe me një arsye se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, kur ka qenë artist në vitet ’90 dhe tani është artist, por atëherë ka qenë vetëm artist dhe kemi pasur një shok të përbashkët shumë të afërt, Gjelosh Gjokaj. Dmth, Edi Rama ka qendruar disa muaj në Gjermani pranë Gjelosh Gjokaj dhe ka pasur një respekt tepër të madh si dhe unë kam menduar që është mirë të prezantohet në këtë hapësirë. Unë më herët kur kam qenë këshilltar i Ramës kam bashkëpunuar me COD dhe i kam përgatitur dy ekspozita. Kështu që e kam si hapësirë familjare dhe është vendi i duhur për t’u riafirmuar”, zbuloi ai./abcnews.al