“Bomba” nga The Sun: Luis Enrique favorit për stolin e Chelsea

schedule23:33 - 3 Prill, 2023

schedule 23:33 - 3 Prill, 2023

“Bombë” e shkaktuar nga The Sun për pasardhësin e Graham Potter në stolin e Chelsea ka shpërthyer së fundmi.

Pak orë pas largimit të trajnerit anglez nga drejtimi teknik i londinezëve, botimi i gazetës së njohur angleze vjen për të përmbysur faktet që kërkonin që Julian Nagelsmann të punësohej menjëherë.

Në mënyrë të veçantë, ish-trajneri i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, shfaqet si favorit i madh për t’u bërë trajneri i ri i Chelsea brenda ditëve në vijim.

Kujtojmë se Luis Enrique nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre pas largimit të fundit nga pankina e Spabha dhe tashmë është hapur rruga për të marrë Chelsea.

Në karrierën e tij si trajner, Luis Enrique ka qëndruar në stolin e Romës, Celta Vigos, Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, ndërsa ndër të tjera ka festuar fitimin e Ligës së Kampionëve me katalanasit në vitin 2015. /G.D abcnews.al/

Burimi: The Sun