“Galaktikët” e Real Madrid kanë hyrë në muajin më të zjarrtë të sezonit, teksa do të ndeshen me Barcelonan, në ndeshjen e kthimit të gjysmë-finaleve të Kupës së Mbretit, si dhe do të përballen 2 herë më “blutë” e Chelsea, në çerek-finalet e UEFA Champions League dhe djemtë e drejtuar nga tekniku Carlo Ancelotti e kanë nisur muajin prill në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ditën e djeshme në mitikun “Santiago Bernabeu” pati një fitore të jashtëzakonshme ndaj Real Valladolid, ku protagonist ishte padyshim “bomberi” francez, Karim Benzema, i cili shënoi 3 gola në vetëm 6 minuta e gjysëm, duke vënë kështu edhe një rekord personal.
Sipas mediave spanjolle, Presidenti i “galaktikëve”, tejet i gëzuar nga performanca e francezit thuhet se ka shkuar në dhomat e zhveshjes së madrilenëve, teksa ka përgëzuar “bomberi” për tregolëshin, si dhe ka “karikuar” lojtarët në prag të ndeshjes me Barcelonën të mërkurën mbrëma.
“Karim, e kam seriozisht… Nëse je në këtë nivel dhe shënon si sot, ne do ta përmbysim Barçan në Kupën e Mbretit të mërkurën. Do t’ia dalim. Ne mundemi”,- thuhet të jetë shprehur në dhomat e zhveshjes, Presidenti Perez. /i.m /abcnews.al