Balla: Të ndalohet Tik-Toku në institucionet publike, rrezik për sigurinë

schedule13:07 - 3 Prill, 2023

schedule 13:07 - 3 Prill, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Komisionin për Integrimin Europian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, pasi është një rrezik eminent.

Ne fjalen e tij Balla ne Komision teksa u diskutua projektligji per median audiovizive u shpreh se mazhoranca do ta mbështesë ate ashtu siç ka ardhur propozimin nga qeveria. Mazhorcanca do ta votoje në të gjitha komisionet e në seancë plenare. “I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme.

“AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i Facebook dhe instagramit u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, qe eshte çeshtja e mbrojtjes se të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet qe dhe ne të forcojme gjithe barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale qe shfrytezohen nga keto platforma, perfhire ketu edhe punen e mire qe po behet me këte nderhyrje te sotme ligjore. e verteta eshte qe pjesa më e madhe e jona ketu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas te na ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që video te pa lejuara te arrijnë në sytë e kësaj moshe”, tha Balla.

Duke folur per rrezikun qe vjen nga perdorimi i Tik Tok, Balla theksoi se ai ben pjese në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

“Unë bëj pjesë në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem cdo kongresmeni dhe senatori amerikan, por dhe vendimit te fundit te BE per te ndaluar perdorimin e ketij aplikacioni ne paisjet zyrtare ne te treja nivelet. Mendoj qe dhe Shqiperia duhet ta hedhe kete hap te njehesimit te qasjes se saj te pakten ne paisjet e perdorimit zyrtar dhe ju e dini fare mire qe SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet Partia Komuniste kineze dhe se të dhënat personale qe qarkullojne permes ketij aplikacioni jane sot ne rrezik eminent. ’- deklaroi Balla.

Gjithashtu Balla gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit dënoi sulmin terrorist me arme ndaj Top Channel.

“Organet e drejtësisë duhet te hetojnë ne mënyre të fortë këtë çështje dhe te kete nje ndeshkim model ndaj autoreve të këtij sulmi”, u shpreh Balla.