Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, hyn në çështjen Negreira-Barcelona duke e komentuar si per të rëndë.
Klubi spanjoll ësëhtë nën akuzë për pagesat e bëra ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik spanjoll të arbitrave. UEFA ka njotuar tashmë hapjen e një hetimi për Barcelonën.
“Barcelona? Situata është jashtëzakonisht e rëndë. E kam informuar veten dhe situata është jashtëzakonisht e rëndë. Për mendimin tim, është një nga situatat më të rënda në futboll që kam parë ndonjëherë”, deklaroi numr një i UEFA-s në një intervistë për gazetën sllovene “Ekipa”.
Ceferin konfirmoi gjithashtu se UEFA do t’i shkojë deri në fund çështjes.
“Unë nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për këtë për dy arsye. Së pari, sepse kemi një komision të pavarur disiplinor përgjegjës për këtë. Së dyti, sepse nuk e kam trajtuar çështjen në detaje. Në nivelin e ligës spanjolle, natyrisht, çështja parashikohet dhe nuk mund të ketë pasoja në konkurrencë, por procedurat po vazhdojnë në nivelin e prokurorisë civile spanjolle. Por për sa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë të parashikuar”, ka përfunduar Ceferin./ h.ll/abcnews.al