Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Astir, arrestohet shoferi

schedule10:29 - 3 Prill, 2023

schedule 10:29 - 3 Prill, 2023

Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për aksidentin me vdekjen e një personi në zonën e Astirit një natë më parë në kryeqytet.

P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Gazetarja e ABC News Xhensila Kodra, nga vendngjarja ku ndodhi aksidenti i rëndë me humbjen e jetës së një 65 vjeçari identiteti i të cili nuk bëhet i ditur, raporton se qytetarët vijojnë sërish duke kaluar rrugën mbi bordurë duke injoruar shenjat e kodit rrugor.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga momenti i aksidentit të ndodhur në Astir duken dy këmbësorë që kanë tentuar të kalojnë rrugën, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga automjeti që po lëvizte me shpejtësi./abcnews.al