Krasniqi nga Haga: Çlirimtarët do të dalin fitimtarë

schedule09:17 - 3 Prill, 2023

schedule 09:17 - 3 Prill, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me nënkryetarin Uran Ismaili dhe shefin e grupit të PDK-së, Abelard Tahiri, kanë arritur në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se duke besuar në drejtësi, është thellësisht i bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar ai./abcnews.al