Në fund të marsit, Tottenham i dha lamtumirën Antonio Contes. Deri në fund të sezonit, Christian Stellini do të punojë me ekipin dhe në verë klubi do të emërojë një trajner të ri.
Sipas Todofichajes, Spurs kanë zgjedhur Vincent Kompany. Tashmë ka marrëveshje mes palëve dhe nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar, atëherë është i riu belg ai që do të marrë skuadrën.
Vincent Kompany, 36 vjeç, aktualisht po punon me Burnley në Championship. Skuadra zë vendin e parë në renditjen e kategorisë së dytë angleze.
Shtojmë se Tottenham tani është në vendin e katërt në tabelën e Premier League. /G.D abcnews.al/