FMN miraton 15.6 miliardë dollarë për Ukrainën

schedule09:20 - 1 Prill, 2023

schedule 09:20 - 1 Prill, 2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi sot një paketë ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të nënshkruar më 21 mars me qeverinë ukrainase, duke hapur rrugën për disbursimin e këstit të parë prej 2.7 miliardë dollarësh.

Kjo është kredia më e madhe për të ndihmuar vendin të plotësojë nevojat e tij urgjente financiare. Është kredia më e madhe që ka marrë Ukraina që nga pushtimi rus dhe paketa më e madhe e ndihmës e miratuar nga FMN për një vend të përfshirë në luftë.

Ukraina duhet të përmbushë disa kushte gjatë dy viteve të ardhshme, duke përfshirë hapat për të rritur të ardhurat nga taksat, për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit, për të ruajtur pavarësinë e bankës qendrore dhe për të forcuar përpjekjet kundër korrupsionit.

Reforma më të thella do të kërkohen në fazën e dytë të programit për të rritur stabilitetin dhe rindërtimin e pasluftës, kthimin në kornizat e politikës fiskale dhe monetare të paraluftës, rritjen e konkurrencës dhe adresimin e dobësive të sektorit të energjisë, tha FMN.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!