Policia kufitare goditi një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve dhe sekuestroi 50 fishekë luftarake. Të arrestuarit janë; pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç, te dy banues ne Fier. Kapja e tyre u bë mbrëmë gjatë kontrollit te ushtruar në vijën e dytë në autobusin e drejtuar nga A.F. që udhëtonte drejt Italisë ne linjën Durrës – Bari. Ne bagazhet e nje pasagjeri u gjeten dhe sekuestruan një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm