Kroati i talentuar Mario Vuskovic është shpallur fajtor për doping dhe është pezulluar për dy vjet jashtë fushave. Dënimin e tij e ka konfirmuar klubi i tij gjerman, Hamburg.
Ylli 21-vjeçar ka dështuar në testin antidoping në mesin e shtatorit të vitit të kaluar pasi në kampionin e urinës së tij u gjetën gjurmë të eritropoietinës duke dalë kështu pozitiv me doping në gjak.
Hormoni në të cilin është gjetur në trupin e tij, është stimulant për të prodhuar sa më shumë rruazat e kuqe të gjakut, gjë e cila ka si funksion që të thithë më shumë oksigjen në trup./ h.ll/abcnews.al
The DFB Sports Court suspends Mario #Vuskovic for two years. The player and HSV appeal.
To the statement. ⤵#nurderHSV
— HSV English (@HSV_English) March 30, 2023