Detaje të raportuara nga media argjentinase “Tyc Sports”, thonë se Cristian Romero dhe Richarlison kanë kërcënuar në një farë mënyre klubin.
Të dy lojtarët patën një përplasje me ish-trajnerin e tyre te Tottenham, Antonio Conte. Për këtë arsye, ata kanë i kanë kërkuar presidentit të klubit anglez që nëse Conte nuk largohej, atëherë do të ishin ata që do të largoheshin nga klubi në fund të sezonit.
“Marrëdhëniet e ekipit me Conten ishin të këqija, mund ta kuptoni nga fjalët e tij. Madje disa lojtarë i kishin dhënë klubit ultimatum nëse trajneri do të ishte ene italiani deri në fund të sezonit”, raportoi Gastun Edul, gazetari i “TYC Sports”./ h.ll/abcnews.al