Mbreti Charles: Plaga e luftës është kthyer në Europë. Të qëndrojmë të bashkuar!

schedule12:42 - 30 Mars, 2023

schedule 12:42 - 30 Mars, 2023

Mbreti Charles në fjalimin e tij në Bundestag  ka folur gjithashtu edhe për luftën në Ukrainë. Ai tha se që kur foli për herë të fundit në Bundestag, plaga e luftës është kthyer në Europë.

“Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka shkaktuar vuajtjet më të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm. Jetët e mijëra njerëzve janë shkatërruar, liria dhe dinjiteti njerëzor janë shkelur në mënyrën më brutale dhe siguria e Europës është kërcënuar”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se bota jo thjesht i ka qëndruar pranë Ukrainës por se dhe Gjermania dhe Britania duhet të marrin zemër nga uniteti.

“Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar lidership jetik,” tha ai. “Si dy donatorët më të mëdhenj të Europës për Ukrainën, ne jemi përgjigjur me vendosmëri.

Ne kemi marrë vendime që më parë mund të dukeshin të paimagjinueshme.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!