Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në një intervistë për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se inflacioni është një tjetër pengesë që ndiko në zhvillimin e ekonomisë së vendi tonë.
Jaka ka theksuar se ai nuk pengon vetëm konsumimin, por pengon edhe kërkesën për kredimarrje.
“Inflacioni është një temë e veçantë dhe ka nevojë për kujdesin e vet por në të gjithë këndvështrimet ai e pengon zhvillimin e ekonomisë, ai nuk pengon vetëm konsumimin, por pengon edhe kërkesën për kredimarrje, pasi sa më të larta të jenë normat e interesit që sot janë nga 7 në 7,5 apo në 8 % e bëjnë të pamundur sidomos kur kemi një ekonomi që nuk është në nivelet e duhura të saj. Nga ana tjetër kemi një tkurrje që ndikon në fuqinë blerëse” është shprehur ai. /abcnews.al