Fushata zgjedhore 2023 fillon më 14 prill për zgjedhjet vendore për kryetar bashkie. Mirëpo, pavarësisht se data nuk ka shkuar ende, qytetarët kanë filluar të kenë preferencat e tyre.
Një ndër ta telefonoj këtë të enjte në në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC Neës, duke u shprehur se kryebashkiaku Erion Veliaj është shembulli më i mirë i një kryetari bashkie, i cili Tiranën e ka bërë të lulëzuar me një peisazh perëndimor.
Sipas qytetarit, si Veliaj duhet të kontribuojnë të gjithë nga pak që kryeqyteti i Shqipërisë të jetë numër 1 në Europë.
“Fushata i ka ndezur motorrët e saj. Përfundimisht e bardha është e bardhë dhe e zeza është e zezë. Duhet ta shohim realitetin me sy. Erion Veliaj është shembulli më i mirë i një kryetari bashkie, i cili Tiranën e ka bërë të lulëzuar me një peisazh perëndimor. Bravo Erion Veliaj, kështu duhet të kontribuojnë të gjithë nga pak që kryeqyteti i Shqipërisë të jetë numër 1 në Europë. Bravo Erion Veliaj, mbështetje të fuqishme nga ne. Punë të mbarë, fitoftë më i miri, por Erion Veliaj është më i miri”, tha ai./abcnews.al