Heqja e postoblloqeve të Policisë Rrugore, specialisti i trafikut: Është kuptuar gabim, si do të veprohet

schedule23:00 - 29 Mars, 2023

schedule 23:00 - 29 Mars, 2023

Ndryshimet e reja në kodin e rrugor, ka qenë një nga temat e trajtuar në emisionin “BardhaZi” në ABC News.

Inxhineri Mami Hado, u shpreh se për atë nuk është gjëja e duhur, të paktën për momentin, pasi ne nuk zotërojmë teknologjinë e duhur, për të hequr nga akset rrugore postoblloqet e policisë rrugore.

Absolutisht që nuk duhet të dëgjohet fjala e deputetëve për momentin. Në vendin tonë është problem, nuk thirren ekspertët për të vendosur.

Si mund te hiqen postoblloqet e policisë rrugore. Ata duhet të porositen që mos të kthehen në problem, por nëse ndodh një aksident në autostradë, kush do të shkojë të merret me ta.

Ne nuk e kemi teknologjinë e nevojshme, për të hequr postoblloqet e policisë rrugore.

Jam partizan i postoblloqeve të policisë rrugore, nuk duhet të hiqen, por të vendosen në vende të posaçme ashtu siç i parashikon kodi rrugor”, tha Hodo.

Ndërkohë specialisti i trafikut, Gerhard Baka, tha se ndryshimi në lidhje me postoblloqet është perceptuar gabim, pasi ky ndryshim nuk nënkupton heqjen e tyre në akset ndërqytetase.

Ai tha se bëhet fjalë se këto shërbime nuk do të jenë statike, por në lëvizje.

“Të saktësojmë diçka në lidhje me postoblloqet, se duket sikur në akset ndërqytetase nuk do të ketë më polici rrugore.

Siç kemi marrë ne informacion, bëhet fjalë që nuk do të ketë shërbime statike fikse. Ai do të dislokohet diku, do ndaloj dhe të nxjerri tabelën ty që t’i nga 90 km/h do të bësh frenim të detyruar dhe do të ndalosh, kjo do të shmanget.

Do të ketë shërbime patrulluese dhe të konstatohen shkeljet flagrante në lëvizje” tha ndër të tjera Baka.r.t/abcnews.al