Dhoma e ulët e parlamentit italian, njëzëri, me 245 vota, ka miratuar formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar fatet e dy vajzave të zhdukura 40 vjet më parë. Sipas transmetuesit publik ANSA, vendimi i dhomës së deputetëve tani duhet të miratohet nga Senati.
Duke folur pas votimit, kreu i grupit parlamentar të MS5, Francesco Silvestri, shprehu “falënderime të sinqerta për ata që vazhduan t’u besojnë institucioneve të vendit”.
Ndërsa tani, tha ai, “ne kemi për detyrë ta shpaguajmë”.
Zhdukja e Emanuela Orlandit në Romë më 22 qershor 1983, kur ajo ishte 15 vjeç, shkaktoi spekulime për përfshirjen e terrorizmit ndërkombëtar, krimin e organizuar italian dhe një komplot brenda Vatikanit për të mbuluar një skandal seksual.
Mirella Gregori po ashtu u zhduk në Romë më 7 maj 1983, kur ajo ishte 15 vjeç. Në 40 vitet e fundit nuk janë gjetur kurrfarë gjurme të vajzave.