Një 53 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Mallakastrës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.M. banues në Ballsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al