Këtë të martë është bërë i mundur arrestimi i dy vëllezërve në Krujë të cilët kishin përshtatur ambientin e një banese të braktisur për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Qerekë.
Gazetari i Abcnews, Leonidha Musaj bën me dije se hetimi në lidhje me këtë operacion kishte nisur disa ditë më parë dhe nga provat e siguruara është bërë i mundur dhe arrestimi i dy vëllezërve të cilët edhe më herët ishin akuzuar për të njëjtën akuzë.
Të arrestuarit janë shtetasit Sh. H., 39 vjeç (pronari i banesës) dhe F. H., 32 vjeç (vëllai i pronarit të banesës), të dy banues në Qerekë, Krujë. Shtetasi F. H. ka kryer lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike.
Lexo edhe: Kultivonin kanabis në banesë, arrestohen dy vëllezërit në Krujë
Ndërkohë gazetari i Abcnews bën me dije se nuk është hera e parë pasi dy vëllezërit dhe herë tjetër janë akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të policisë të koduar “Pëllumbi”, është bërë i mundur sekuestrimi i 268 bimë kanabisi, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura./abcnews.al